Tirana, ndotje e lartë e ajrit

Tirana, ndotje e lartë e ajrit
Tirana vijon të mbetet një ndër qytetet kryesore me ndotje të lartë të ajrit edhe pse disa tregues kanë pësuar një ulje në krahasim me vitin 2005.

Mungesa e hapesirave të gjelberta, mospastrimi i qytetit, ndertimet e kryera pa masa mbrojtese, por edhe trafiku i lartë, kanë bërë që disa tregues të vijojnë të mbeten në nivele të larta dhe tejet të dëmshëm për shendetin.

"Përmbajtja e pluhurit në ajër dhe përmbajtja e lëndëve që gjenerohen nga transporti. Këto dy tregues janë mbi normat e lejuara dhe natyrisht. Ne si institucion kemi adresuar masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit", thotë drejtori i politikave mjedisore, Pellumb Abeshi

Erozioni ne brigjet e lumenjve sidomos ne disa zona te vendit eshte ne gjendje te rende. Parandalimi dhe rehabitimi i ketyre zonave problematike ka nje kosto rreth 25 milionë euro.

"Erozioni i tokës mbetet problem, vitet e fundit është manifestuar një erozion karakteristik i zonave bregdetare. Natyrisht që është i lidhur me faktorë të tjerë, qoftë me ndryshimet klimatike, qoftë edhe me elementë të tjerë të shfrytëzimit të interteve të lumenjve. Megjithatë është një fenomen, i cili kërkon masa emergjente për ndërhyrje. Eshtë më tipik në zonat që janë me brez të butë, që është brezi i rërës, sidomos për të filluar që nga Golemi deri në pjesën e Patokut", thotë Abeshi.

Ne kete dite qe i kushtohet planetit Toke,Abeshi i ka drejtuar nje apel të rinjve,studentëve, biznesi privat, dhe institucioneve publike, që të jenë më miqësorë dhe më të kujdesshëm në mjedisin ku jetojnë.









"Unë Flas" vjen si një tjetër dritare informative dhe ndryshe.

Një zë më shumë për qytetarët, problemet dhe historitë nga e përditshmja.

Një hapësirë për gazetarinë investigative, denoncimin e shkeljeve, padrejtësive dhe publikimin e të vërtetave të pathëna.

Një mundësi për të promovuar gazetarët e rinj që nesër do të jenë protagonistë të medias në Shqipëri.

Sondazh

Ku do te pushoni kete vere?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
Unë Flas është i hapur të pasqyrojë reagimin e të gjitha palëve të përfshira në çështjet që pasqyron.
© 2012 - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Kontakt: info@uneflas.al