Suedi, azilante nga Shqiperia me vertetime nga komunat
24/10/2012
Suedi, azilante nga Shqiperia me vertetime nga komunat
Azilante ne Suedi
Brenda nje viti, nga Shqiperia numri i azilkerkuesve ne Suedi eshte rritur me 950%. Te gjithe do debohen.  


Ervin Kraja

Nje rritje drastike te kerkesave per azil ne shtetin e Suedise vihet re per periudhen Janar – Gusht 2012. Nderkohe qe per periudhen Janar - Gusht 2011 nga Shqiperia kishte 99 kerkesa per azil, per te njejten periudhe kohore ne shtetin Suedez kane kerkuar azil plot 1043 persona. Pra behet fjale nje rritje prej 954 %. Nderkohe nga burime konfidenciale mesojme se autoritetet suedeze kane nxjerre nje urdher te brendeshem ku thuhet se te gjithe azilkerkuesit nga Shqiperia duhet te kthehen ne vendin e origjines se tyre brenda nje afati kohor 6 mujor pasi pjesa me e madhe e tyre nuk paraqesin asnje rrezik por arsyet per te cilat kerkojne azil jane teresisht ekonomike.
Pjesa me e madhe e azilkerkuesve vijne nga zonat e fshatrave te veriut si dhe nga Elbasani, Tirana, Fieri etj. Te ardhurit zonat e veriut paraqesin si arsye gjakmarrjen, me letra te leshuara nga shoqatat e pajtimit te gjaqeve. Gjithashtu paraqesin vertetime nga komunat e tyre ku thuhet se eshte e pamundur per keta banore te jetojne ne fshatin e tyre pasi per arsye te gjakmarrjes kushtet jetike jane teper te veshtira.

Azilkerkues ne 2012

1 Somalia 2 951
2 Afghanistan 2 514
3 Siria 855
4 Bosnja 275
5 Serbia 186
6 Shqiperia 944
7 Eritrea 973
8 Pa shtetesi 818
9 Irak 726
10 Iran 717
11 Kosova 443
12 Rusia 409
13 Gjeorgjia 407
14 Mongolia 329
15 Maqedonia 295
16 Te ndryshme 4 509
 

  NE TOTAL 20 450

 

Belgjika kthen 51 shqiptare

Shteti belg ktheu në Shqipëri 51 persona që kishin kërkuar azil politik. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i paralajmëroi edhe njëhere të gjithë ata që do të shkelin rregullat e qëndrimit në BE do të kthehen mbrapsht dhe se janë lehtësisht të verifikueshëm, pasi emrat e tyre janë në databazën e policisë.
“Sigurisht që po vijojnë këto operacione, të këtyre përmasave dhe garantojmë qytetarët shqiptarë se kushdo që do shkelë rregullat e qëndrimit në BE do riatdhesohet në Shqipëri”, deklaroi Burgaj. Ai tha se keta persona do te ndeshkohen duke mos I lejuar qe te udhetojne per 5 vitet ne vijim ne vendet e Zones Shengen.
Ndërkohë, shefi i policisë belge, i cili kreu operacionin e kthimit të shqiptarëve, zoti Vartestrade e konsideroi të papranueshëm faktin që çdo muaj 70 shqiptarë kërkojnë azil në Belgjikë. Sipas tij, shumë prej tyre kanë humbur punën në Greqi dhe kërkojnë azil politik në Belgjikë.











"Unë Flas" vjen si një tjetër dritare informative dhe ndryshe.

Një zë më shumë për qytetarët, problemet dhe historitë nga e përditshmja.

Një hapësirë për gazetarinë investigative, denoncimin e shkeljeve, padrejtësive dhe publikimin e të vërtetave të pathëna.

Një mundësi për të promovuar gazetarët e rinj që nesër do të jenë protagonistë të medias në Shqipëri.

Sondazh

Ku do te pushoni kete vere?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
Unë Flas është i hapur të pasqyrojë reagimin e të gjitha palëve të përfshira në çështjet që pasqyron.
© 2012 - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Kontakt: info@uneflas.al